Opozita në Shqipëri sot proteston Foto: Ilustrim

Opozita në Shqipëri sot proteston

25 May 2019 09:25

​Sot përsëri do të mbahet protesta e opozitës në Shqipëri. Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë.

Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa kryeministri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë, transmeton oranews.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje dje qytetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës.

Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme