Arbëri

Kryeziu: Legjislacion më të dobët se ky s’kemi pasur kurrë

Opinionistja Laura Kryeziu ka shprehur bindjen se problemi qenësor i qeverisjes aktuale është qasja ndaj problemit.

Përderisa beson se çështja e demarkacionit është tejzgjatur, Kryeziu thekson se në këtë skenë po mbesin akterët e njëjtë politikë.

“Nuk po shohim që kemi oferta të reja, kemi akterë të njëjtë të cilën merren me tema të mëdha për qytetarët dhe kemi riciklim të figurave politike”, ka thënë Kryeziu, në Rubikon të KTV-së.

E pasojat, thotë Kryeziu, po barten nga periudha e VLAN-it dhe qeverisjeve të kaluara.

“Legjislacion më të dobët nuk kemi pas kurrë”, përfundoi Kryeziu.

Në anën tjetër, Mufail Limani, ka thënë se gjendja e krijuar së fundmi është frymë kryesisht që parasheh një legjislacion në rënie e sipër.