Arbëri

Shasha: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin shumë nga zgjedhjet në BE

Demush Shala nga Instituti Epik, ka thënë se forcat e Bashkimit Evropian nuk janë shumë entuziaste për zgjerimin e BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se krejt çka Kosova mund të arrijë pas këtyre zgjedhjeve mund të jetë liberalizimi i vizave dhe ndoshta sigurimi i statutit kandidat për anëtarësim në BE.

Shasha në “Express Intervista” të KTV-së ka shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin shumë nga ky proces.

“Forcat e BE-së nuk janë më aq entuziaste për zgjerimin e BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor me shpejtësi kaq të madhe. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin shumë. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali Zi mund të presin t’i vazhdojnë negociatat, Serbia nëse arrin marrëveshje me Kosovën mund të negocioj për status të kandidatit, ndërkaq Kosova mund të marr liberalizimin e vizave dhe statusin kandidat, ndërkaq një fat të tillë mund ta ketë edhe Bosnja”, tha ai.

Sipas tij procesi zgjedhor që do të ndodhë këtë vit është i dyti në këtë botë pas atij në Indi, pasi thotë se Parlamenti Evropian është i vetmi trup që zgjidhet direkt nga qytetarët.

“Ne kemi vendosur ta hulumtojmë çështjen e zgjedhjeve për shkak të rëndësisë së tyre në aspektin global. BE është ballafaquar me shumë çështje si ekonomia, terrorizmi, Brexiti, emigrantet. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve qëndron pikërisht se ky Parlament zgjidhet nga votat e popullit. Këtë herë do të ndeshen forcat progresive dhe populiste”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se viteve të fundit është shënuar rritje margjinale e partive puliste në disa vende të BE-së

“Ajo çfarë kemi parë viteve të fundit është se kemi një rritje margjinale të partive populiste në disa vende të BE-së sidomos në Francë ku shohim një betejë të ashpër mes forcave populiste dhe atyre progresive. Një tjetër betejë është në Itali dhe në Poloni”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkaq sipas Shashës në zgjedhjet evropiane, CDU-ja e Angela Merkelit, do të pësojë humbje ani pse thotë se nuk do të jetë në favor të djathtistëve.

“Ajo çka po shohim në zgjedhje është se CDU-ja në Gjermani do të pësoj një humbje por nuk do të shkoj tek djathtistët por tek të gjelbrit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se partitë e djathta përfaqësojnë një mendim politik që nuk besojnë në Evropën e Bashkuar dhe vendet si Polonia nuk e shohin vetën si pjesë e BE-së.