Arbëri

Frontex kap 24 klandestinët në Kapshticë

Mëngjesin e kësaj të premte janë kapur 24 refugjatë të paligjshëm në vijen e gjelbert.

Ndalimi i shtetasve është bërë në kuadër të operacionit të nisur me “Frontex”, gjatë patrullimeve të përbashkëta. Klandestinët janë kapur duke tentuar të futen ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.

Ndërkohë autoritetet përkatëse po bëjnë veprimet e duhura proceduriale.