Arbëri

Vuçiqi kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës: Mos nxitoni me dorëheqje

Foto: Alban Bujari / Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi u ka thënë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës që ta kryejnë punën e vet, transmeton Koha.net.

Po ashtu, siç përcjell b92, ai u ka thënë atyre që të mos nxitojnë me dorëheqje dhe se së pari “do ta njoftojë Kosovën me masat që Serbia i ka përgatitur kundër saj për shkak të hapave të deritashëm të Kosovës”.

"Ngadalë... Po përgatitemi ta njoftojmë (Kosovën) me vendimet tona pas takimit ë Parisit. Dhe nuk do të jenë fare të lehta”, ka thënë Vuçiqi duke shtuar se “Kosova po pret që Serbia të gabojë në hapa për të hyrë në veri, por kjo nuk do të ndodhë”.