Arbëri

Qendrim Hoxha emërohet ambasador i Kosovës për Samitin Botëror të Rinisë në Dubai

Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare “Leadership Development Association Albania” për Kosovë Qendrim Hoxha, është emëruar Ambasador i Kosovës për Samitin Botëror të Rinisë për Paqe i cili pritet të mbahet prej 8 deri më 12 gusht të këtij viti në Dubai.

Ky samit në Dubai ka për qëllim promovimin e paqes ndërfetare, bashkëjetesa në komunitet, sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë në përgjithësi etj.

Hoxha, ka thënë për “Koha Ditore” se kjo e arritur do jetë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në fushën e rinisë ku edhe vazhdimisht po gjenë përkrahjen e tyre.

“Falënderoj Presidentin e ‘Leadership Development Association Albania’ Marilo Meta për nominim dhe Asamblenë e Përgjithshme të Samitit për emërimin që më bëri sot. Gjithashtu, Asambleja e Përgjithshme e Samitit më ka autorizuar që në këtë ngjarje madhore të ftoj si ‘Special Guest’ në samitin e Dubait edhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashin i cili pa dyshim që është edhe përkrahës i madh i të rinjve të vendit tonë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se brenda 2 muajsh pritet të pajiset edhe me kartelë të identifikimit të diplomatit të ri nga organizatat që po e bëjnë këtë Samit në Dubai.