Thaçi: Jam tmerruar nga mashtrimet në emër të politikanëve, do vërtetohet pafajësia e Veselit

Thaçi: Jam tmerruar nga mashtrimet në emër të politikanëve, do vërtetohet pafajësia e Veselit

Drenusha Maxhuni 24 May 2019 13:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmendjen e emrit të kryeparlamentarit Veseli në videot e të dyshuarve për fajde e ka quajtur mashtrim dhe se organet e drejtësisë do ta vërtetojnë pafajësinë e tij, raporton KTV.

“E para un nuk mund të flas në emër të asnjë partneri politik të Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë punën e vetë. Jam tmerruar nga mashtrimet dhe keqpërdorimet në emër të personave të politikës. Kadri Veseli është vetëm një viktimë e këtij maskarallëku”, ka deklaruar Thaçi.

Thellohet “Afera e fajdeve”

Emri i kryeparlamentarit Veseli është përmendur në “Aferën e fajdeve”, nga protagonisti i videos Kadri Rexhepi, duke thënë se shumën prej 200 mijë euro ia kishte dhënë Kadri Veselit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme