Arbëri

Përfaqësuesit e Listës serbe sot takohen me Vuçiqin

Descriptive Text

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Ata në këtë takim mund të marrin instruksionet nëse do të japin dorëheqje sërish, transmeton KTV.

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se “tema të takimit do të jenë hapat e mëtejmë, të cilët do të ndërmerren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb”.

Ky takim mbahet pas zgjedhjeve të 19 majit për kryetarë të katër komunat në veri të Kosovës, ku fituan kandidatët e Listës Serbe.