Arbëri

Basha mbledh në seli aleatët për aksionin opozitar

Descriptive Text

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 10:30 ka thirrur në një takim në seli aleatët e tij opozitar.

Takimi i Bashës me aleatët vjen dy ditë para protestës, ndërsa në qendër do të jetë edhe vazhdimi i aksionit opozitar, transmeton kp.

Ditën e djeshme, kryeministri shqiptar Edi Rama nëpërmjet një letre publike i ka kërkuar kreut të opozitës që të ulen në dialog, por Basha duke refuzuar dialogun, nga Durrësi tha se dorëheqja e Ramës është kusht i panegociueshëm.