Arbëri

Vdes papritmas në Prishtinë zyrtari i Malit të Zi, anulohet tryeza rajonale e Forumit Ballkanik

Descriptive Text

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi, në një komunikatë për media ka njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit dhe drejtor ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi, Aleksander Dedoviq, ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë.

Për shkak të këtij rasti tragjik, Forumi Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.

Aleksander Dedoviq ishte një nga panelistët e kësaj tryeze rajonale që pritej të zhvillohej sot me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedoviq, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për në Nikshiq” thuhet në komunikatë.