Ligji për referendum po konsiderohet i rëndësishëm, por jo për të prekur territorin

Dritë Slivova Polisi Dritë Slivova Polisi 22 May 2019 19:46

Mundësia që të organizohet referendum për çështje territoriale të Kosovës dhe rendin kushtetues, nuk duhet të përfshihet në Projektligjin për referendumin.

Kjo është kërkuar në dëgjimin publik për këtë projektligj të organizuar nga Komisioni për Legjislacion.

Këtu është thënë se duhet të riformulohen disa nene për shkak të paqartësive dhe përshtatjes me Kushtetutën e vendit.

Ndërsa riformulim në tërësi të draftit aktual të Projektligjit për referendumin, është kërkuar nga përfaqësues të zyrës së Presidentit të Kosovës.

Gjatë verës së kaluar, presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se kosovarët do të pyeten nëse janë në favor të bashkimit me Luginën e Preshevës nëpërmjet referendumit, ani pse për këtë çështje duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme