Defektet zgjedhore që vazhdimisht përsëriten Foto: Koha

Defektet zgjedhore që vazhdimisht përsëriten

Fitim Gashi Fitim Gashi 22 May 2019 06:40

Dhjetëra rekomandime të misioneve vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare vazhdojnë të mbesin të paadresuara. Kjo ka bërë që Kosova të prezantohet me dy fytyra në procese zgjedhore. Derisa në komunat me shumicë shqiptare lejohet gara konkurruese, në komunat me shumicë serbe ambienti i fushatës në veri u dëmtua qysh në vitin 2017 nga kërcënimet brenda komunitetit serb, duke i vënë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës Serbe shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në gjetjet e vëzhguesve të BE-së, kjo përfshinte presionin mbi kandidatët individualë për t’u tërhequr dhe për ta kufizuar konkurrencën politike. Si pasojë e kësaj, asnjë parti opozitare në veri nuk e sfidoi Listën Serbe as në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku u zgjodhën kryetarët e rinj- të vjetër.

Në zgjedhje nuk mori pjesë as partia kryesore- Iniciativa Qytetare Serbe, së cilës iu vra lideri në fillim të këtij viti, autorët e së cilës ende nuk janë zbuluar e as motivi i këtij krimi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri i ka mbikëqyrur edhe koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme