Të plagosurit në demonstratat e paraluftës kërkojnë statusin e të plagosurve në luftë

Të plagosurit në demonstratat e paraluftës kërkojnë statusin e të plagosurve në luftë

21 May 2019 11:20

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar për statusin e personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës.

Me këtë rast, nga shoqatat e kësaj kategori u kërkua që në një afat sa më të shpejt gjithë personave të plagosur që janë angazhuar në demonstratat e para luftës t’ju njihet e drejta e tyre me anë të ligjit.

Për të arritur këtë, u kërkua që të bëhet ose plotësim ndryshimi i ligjit për familje të dëshmorëve, ose të bëhet ligj i ri për statusin e tyre.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u shpreh se kategoria e të plagosurve të para luftës nuk janë të mbuluar me ligj dhe sipas tij nëse ka vullnet politik për përfshirjen e kësaj kategorie duhet të bëhet plotësim ndryshim i ligjit.

Nga shoqata e të plagosurve të paraluftës, Naim Zhitia i kërkoi të drejtat e tyre përmes ligjit.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që t’iu njihet e drejta të plagosurve në demonstrata. Prandaj ne mendojmë që kjo kategori duhet të njihen me ligj sikur të plagosurit e luftës”, tha ai.

Naser Bajrami i plagosur i paraluftës gjithashtu kërkoi që kjo kategori të njihet me anë të ligjit që t’iu mundësohet një trajtim më të mirë.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se kjo iniciativë është e vonuar dhe për këtë shprehu mbështetjen e saj.

“Nuk mundemi me shkel diçka, ne duhemi me ndjek rrugën më të shpejt për mundësitë ligjore, por ne do të shikojmë se a ka ndonjë rrugë më të shkurtër”, u shpreh Haxhiu.

Përkrahje për këtë kategori shprehën dhe deputetë të tjerë të komisionit parlamentar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme