Arbëri

Dorëheqja morale, veprim që thuajse nuk ekziston në politikën kosovare

Foto: Driton Paçarada / KD

Dorëheqja si akt i përgjegjësisë morale, është një praktikë shumë e rrallë në politikën kosovare. Zyrtarë të lartë shtetërorë, jo rrallë kanë qenë subjekt i aferave apo edhe proceseve gjyqësore, por ata kanë vazhduar punën duke mos ofruar dorëheqje.

Viteve të fundit janë ndërmarrë edhe disa nisma për plotësim-ndryshimin në Kodin penal, sipas të cilave, zyrtarët nën hetime apo me afera korruptive nuk do të lejoheshin të punonin në poste publike, por një gjë e tillë nuk është zbatuar në praktikë.

Sociologu, Ardian Gola vlerëson se morali i dobët politik në Kosovë, i cili sipas tij, është rezultat i të kuptuar të pushtetit si privilegj e jo përgjegjësi, dëshmon edhe nivelin e lartë të varfërisë intelektuale dhe ideologjike.

“Në përgjithësi kultura politike në Kosovë, prej pasluftës e tutje, dëshmon një varfëri të thellë intelektuale dhe ideologjike, argumentative etj.”, thotë ai.

Sipas tij, “pjesë e kësaj varfërie kulturore në politikë është edhe morali i dobët politik dhe ajo që është kultivuar tash e sa kohë në Kosovë, kultura e pandëshkueshmërisë”.

“Në momentin kur ushtrimi i pushtetit nuk kuptohet si përgjegjësi publike për atë që e bën, atë që e thua, atëherë normalisht që dorëheqja si akt moral dhe jo vetëm, nuk ka funksionuar”, thotë ai.

Gola mendon se në Kosovë duhet të ndryshojë mendësia dhe raporti që ndërtohet me pushtetin, si shoqëri dhe si lidership në mënyrë që morali politik të ngrihet deri në ato përmasa saqë lidershipi dhe politikanët të jenë të përgjegjshëm për punët dhe veprimet që ata i bëjnë.

/shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë/