Arbëri

Rrëfimi i Liburn Aliut për shpëtimin nga Masakra në burgun e Dubravës

Descriptive Text

Liburn Aliu, ish-burgosur në Burgun e Dubravës, në kohën e para 20 vjetësh, kur aty u krye masakër nga forcat serbe, ka kujtuar momentet e tmerrit dhe të fatit të tij.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka kujtuar së paku katër momente ku ka qenë drejtpërdrejt i rrezikuar të vritet.

“Kam mbijetuar se kam pasur fat. Edhe shokët e mi që kanë shpëtuar, janë gjallë vetëm pse kanë pas fat”, ka thënë ai.

“Në sulmet e para të NATO-s, kanë qenë katër vetë që kanë vdekur shumë afër meje. Pastaj sulmi i dytë, kur na radhisin të gjithëve dhe nisin të shtinë në ne, unë jam shtrirë dhe jam rrotulluar. Edhe aty kam pasur fat”, ka thënë Aliu.

Një moment tjetër, Aliu ka kujtuar se ka qenë ai kur janë detyruar që të vrapojnë drejt kuzhinës.

“Nga kullat e vrojtimit gjuanin në drejtim tonin. Është dashur që të vrapohet shpejt, dhe të kesh fat për të shpëtuar”, ka thënë Aliu, teksa ka kutjuar se moment tjetër ka qenë edhe ai kur forcat serbe shtinin nga afërsia, derisa të burgosurit vraponin në drejtim të kuzhinës së burgut.

Image

“Ka qenë edhe dita tjetër. Shumë prej të burgosurve ishin futur në puseta për t’u ndier më të sigurt nga bombat e NATO-s. Kanë ardhur forcat serbe, kanë hapur pastetat dhe kanë futur granata brenda”, ka thënë ai. “Një kohë kam qenë në bodrumin e kuzhinë ku janë hedhur bomba. Më kujtohet edhe bodrumi i ngrohtores, ku kanë qenë të strehuar disa persona. Aty kanë hyrë dhe i kanë vra të gjithë nga afërsia”, ka thënë Aliu.

Me aq sa ka mundur t’i identifikojë nga uniforma, Aliu ka thënë se vrasësit kanë qenë ushtarë.

“Por ka pasur edhe të ish-burgosur serbë që janë uniformuar më vonë”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thën ëse do ta ketë të vështirë të marrë pjesë dhe të flasë në seancën e së martës, të cilën Kuvendi i Kosovës e ka thirrur enkas për të kujtuar 20 vjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës, duke shtuar se ata që udhëheqin seancën janë hipokritë.