Arbëri

Veriorët marrin direktiva nga Vuçiqi

Foto: Driton Paçarada / Koha

Beogradi do të jetë destinacioni i pari i kryetarëve të zgjedhur të komunave veriore. Para se të bëjnë betimin, ata të premten do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’i diskutuar hapat e mëtejmë.

Lista Serbe pati paralajmëruar se të zgjedhurit e tyre do të japin sërish dorëheqje dhe kjo do të vazhdojë deri në pafundësi, përderisa Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njohës të rrethanave nuk e kanë përjashtuar mundësinë që serbët të vazhdojnë me shantazhe ndaj Prishtinës.

“Mendoj që Beogradi do të vazhdojë ta shantazhojë Kosovën aty ku mundet, dhe këtu nuk përjashtohet mundësia që kryetarët e sapozgjedhur të japin prapë dorëheqje. Mendoj që këtij shantazhi Kosova duhet t'i përgjigjet qetë dhe konform ligjit”, ka thënë analisti Krenar Shala.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)