Arbëri

Zaev: Maqedonia, neutrale rreth Kosovës e UNESCO-s

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) i cili pritet të emërohet kryeministër i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia gjatë votimit për anëtarësim të ardhshëm të Kosovës në UNESCO, do të jetë neutrale, transmeton Koha.net.

Zoran Zaev, në deklaratën për TV Prva, Zemun (Serbi), në pyetjen si do të votojë Maqedonia gjatë prononcimit të ardhshëm për pranimin e Kosovës në UNESCO, është përgjigjur shkurtimisht “neutrale”.

Qeveria maqedonase e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.