Koordinatori Hoti i konsideron konfidencialë ekspertët që e hartuan testin e diturisë Foto: Driton Paçarada / Koha

Koordinatori Hoti i konsideron konfidencialë ekspertët që e hartuan testin e diturisë

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 21 May 2019 06:45

Emra konfidencialë i ka quajtur “ekspertët” që e hartuan testin e diturisë koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeveri, Rexhep Hoti.

Ai në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim, ku ka qenë i ftuar të hënën bashkë me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për të folur lidhur me këtë garë të organizuar më 11 maj, ka refuzuar t’ ju përgjigjet deputetëve se kush i hartoi testet të cilat u kritikuan për gabime përmbajtjesore e teknike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gara e diturisë është realizuar në kuadër të programit nacional për rininë që është miratuar nga Qeveria dhe udhëhiqet nga Rexhep Hoti. Për realizimin e këtij programi Qeveria këtë vit i ka ndarë 1 milion euro.

Hoti gjatë mbledhjes së komisionit iu ka shmangur një pjese të madhe të pyetjeve që ia kanë drejtuar anëtarët e komisionit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii30/05/2019 13:57

Ata kan qene "ekspert" te profileve te "larta" hamkademike me arsim te shkolles fillore 4 vjeqare ne fshatin s'po ma nin, dhe asaj 8 vjeqare te mbetur ne gjysme (pershkak te gjendje alarmante qe ka mbreteru ate kohe 1993-1996). Prandaj keta eksperte duhet mbetur sekret se kan "trauma" nga pushtuesi gjakatar serb i cili sot e asaj dite "i kerkon" per kontributin qe kan dhene ne degjenerimin dhe shkaterrimin e arsimit dhe shtetit te Kosoves! Nryshe shteti kriminal nuk eshte, brina ska... keshtu eshte, si ky qe e krijuan ne Kosove - Sui Generis!

Shto koment

Të ngjashme