Arbëri

Nuk lejohen nga serbët në Graçanicë, kundërshtarët e Vuçiqit flasin në Gazimestan

Descriptive Text

Partitë opozitare serbe të bashkuara në partinë Aleanca për Serbinë, sot kishin paralajmëruar krijimin e kësaj partie edhe në Kosovë me emrin “Aleanca për Serbinë në Kosovë e Metohi”.

Themelimi i kësaj partie që ishte paraparë të bëhej në Graçanicë është pritur me kundërshtime e protesta nga qytetarë serbë të kësaj komune, njofton Kossev, transmeton Koha.net.

Themelues të kësaj partie, u ndaluan në Gazimestan dhe aty mbajtën fjalime nacionaliste serbe dhe kundërshtuan politikën e Aleksandar Vuçiqit e të Listës Srpska në Kosovës.

Në këtë takim ishte edhe Rada Trajkoviq, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqëse Lëvizjes evropiane serbe në Kosovë.

Udhëheqësi i partisë Dveri, pjesëtare e Aleancës për Serbinë, Boshko Obradoviq është ankuar se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë.

Ai ka thënë se ndalimi i tij është bërë në Jarinë, siç saktësoi ai, “në koordinim të plotë ndërmjet Prishtinës e Beogradit”.