Daçiq: Serbia e ka mbështetjen e Rusisë për Kosovën

Daçiq: Serbia e ka mbështetjen e Rusisë për Kosovën

20 May 2019 14:00

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq për portalin serb “Kurir” ka thënë se Serbia në mbrojtjen e interesave të veta në Kosovë e ka përkrahjen absolute të Rusisë, transmeton Koha.net.

“Në shumë takime zyrtare e jozyrtare është konfirmuar kjo përkrahje, ka pasur edhe hapa konkretë të Moskës zyrtare që kanë ndihmuar që serbët të qëndrojnë në Kosovë” , citohet të ketë thënë Daçiq.

“Mua disa herë gjatë bisedave më kanë bindur se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i bëhet dëm e presidenti Vuçiq këtë disa herë e ka dëgjuar nga vetë presidenti Putin” ka thënë ndër të tjera Daçiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme