19 nëpunës civil janë larguar nga puna për shkelje të rënda

19 nëpunës civil janë larguar nga puna për shkelje të rënda

20 May 2019 13:51

Ministria e Administratës Publike ka publikuar një raport të veçantë lidhur me masat disiplinore të ndërmarra kundër nëpunësve civilë për shkeljen e anti-korrupsionit dhe etikës.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar,e shpjegoi se në përgjithësi, gjatë vitit 2018, duke përfshirë nivelin lokal dhe qendror së bashku, gjithsej ka pasur 82 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se nga 82 raste, 64 raste kishin shkelje të rënda, ndërsa 18 raste ishin shkelje të lehta. Gjatë vitit 2018, është marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj 19 nëpunësve civilë si rezultat i shkeljeve që ata kishin kryer. Gjatë vitit 2018 nga të gjitha 82 rastet, gjithsej ishin 7 femra të përfshira, në krahasim me 75 meshkuj.

Në lidhje me nivelin qendror, gjatë vitit 2018, pati 43 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion. 33 raste kanë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 10 raste shkelje të lehta. Vendim për ndërprerjen e punësimit si rezultat i shkeljeve të kryera, është marrë kundër 14 nëpunësve civilë.

Sa i përket nivelit komunal, gjatë vitit 2018, ka pasur 39 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion. 31 raste kanë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 8 raste kanë pasur shkelje të lehta. Vendim për ndërprerjen e punësimit si rezultat i shkeljeve të kryera, është marrë kundër 5 nëpunësve civilë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme