Flamuri i Serbisë para qendrës së votimit në Mitrovicën veriore

Flamuri i Serbisë para qendrës së votimit në Mitrovicën veriore

Fitim Gashi Fitim Gashi 19 May 2019 11:54

Në Mitrovicën veriore po vazhdojnë votimet për zgjedhjen e prefektit të kësaj komune.

Para qendrës së votimit, më të madhen në këtë qytet të ndarë, është i vendosur vetëm flamuri i Serbisë dhe nuk ka simbole shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në objektin ku po zhvillohen votimet, gjendet shkolla teknike, gjimnazi edhe Universiteti paralel i Prishtinës në Mitrovicën e Veriut, raporton Koha Ditore.

Në këtë qendër ka votuar ish-prefekti i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq i cili synon sërish këtë post.

Bashkë me Rakiqin ka votuar edhe kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Aleksander Spiriq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii20/05/2019 13:51

Deri kure more keshtu na poshteruat o argatet e serbve???!!! Po e jane zgjedhe ne Kosove apo Serbi? A jane zgjedhe te Kosoves apo te Serbise? He koken e juve e honkshi ashtu si na moret nqaf!!!

Shto koment

Të ngjashme