Çaushi: Votuesit e kanë rastin të bëhen aksionarë të demokracisë

Çaushi: Votuesit e kanë rastin të bëhen aksionarë të demokracisë

Fitim Gashi Fitim Gashi 19 May 2019 10:50

Gonxhe Çaushi, kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së veriut, gjatë votimit të saj ka thënë se, për herë të parë votuesit e kanë rastin të bëhen aksionar të demokracisë.

Ajo fushatën e ka cilësuar si dinjitoze derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Votuesit për herë të parë kanë rastin të bëhen aksionar të demokracisë. Fushatë dinjitoze ka qenë. Të gjithë të votojmë pasi është e rëndësishme ta përcaktojnë drejtimin e komunës. Shpresoj të dalin sa më shumë të votojnë", ka thënë Çaushi pasi votoi në Zyrën administrative për zgjedhjet e jashtëzakonshme, e shndërruar në qendër votimi për Lagjen e Boshnjakëve, raporton Koha Ditore.

Mursel Ahmeti, menaxher i kësaj qendre, njëkohësisht drejtor i Administratës në Zyrën Administrative ka thënë se problemi i vetëm deri tani është se sipas tij ka qytetarë të cilët banojnë në atë lagje mirëpo votojnë në qendra tjera.

"Deri tani ka shkuar mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ka qytetarë që banojnë në këtë lagje dhe votojnë në qendra tjera, kjo ka qenë problemi i vetëm", ka thënë Murseli.

Kjo qendër ka 1300 votues. Në të njëjtën qendër ka votuar më herët edhe kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme