Ambasada e Britanisë e shqetësuar me zhvillimet në seancën e fundit të Kuvendit Foto: Driton Paçarada / Koha

Ambasada e Britanisë e shqetësuar me zhvillimet në seancën e fundit të Kuvendit

19 May 2019 10:39

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Britanisë ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.

Javën e kaluar deputetja e PDK-së, Flora Brovina, prezantoi një fotografi ku shiheshin disa burra me uniforma duke dhunuar një femër.

Deputetja e PDK-së pretendonte se fotografia është e luftës së fundit ndërsa më voni doli se është marr nga një film pornografik.

Të njëjtën ditë deputetët miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

© KOHA.

Komentet

Vakti20/05/2019 13:52

Si mos me kanë të shqetësuar, me cirkuset që ndodhin në Kuvendin e Kosovës në këtë rast-ë me cirkuset e Flora Brovines. Të shqetësuar për faktin se e njejta "përfaqëson" qytetarë të këtij Shteti. Të shqetësuar se ujin po e qon në mulli të tjetrit. Të shqetësuar se edhe të ashtuquejturit "deputet" me sjelljet e tyre të papërgjegjshme po e vërtetojnë propagandën e Serbisë kundër shqiptarëve. Flora Brovina, kësaj radhe Serbisë ja ka mundësu se në mbledhjen e radhës në K e Sigurimit, kundër Kosovës kur imi te përdhunimet gjatë luftes se si Serbia me u prononcu. Se si Serbia, Kosovën me e sakatu. Kjo ashtë e tmerrshme se çka ka ba Flora Brovina.

Shto koment

Të ngjashme