S’ka llogaridhënie për foto-skandalin, lidershipi e merr në mbrojtje Brovinën Foto: Driton Paçarada / Koha

S’ka llogaridhënie për foto-skandalin, lidershipi e merr në mbrojtje Brovinën

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 18 May 2019 07:00

Deputetja Flora Brovina nuk e ka ofruar dorëheqjen të premten, si shenjë reflektimi për skandalin e një dite më parë, kur për një fotografi që ua prezantoi mediave tha se paraqiste pamjen e dhunimit të një gruaje shqiptare nga forcat serbe, në kohën e luftës në Kosovë. Liderët institucionalë e kanë marrë në mbrojtje deputeten, ani se është konfirmuar që imazhi në fotografi paraqet një skenë të një filmi pornografik, të realizuar vite më parë në Hungari.

Publikimin e këtij imazhi, deputetja Brovina e ka bërë në kohën kur në Kuvend po realizohej debati, përpara se të miratohej një Rezolutë për gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty pati thënë se “gruaja e dhunuar” ishte gjallë dhe se e di saktë lokacionin ku ishte kryer “krimi”. Madje, pati thënë se për rastin ishin në dijeni edhe autoritetet e drejtësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

E para autoriteteve ajo të premten ka “dëshmuar” rreth fotografisë së prezantuar para mediave. Aty i ka ndërruar fjalët. Ka thënë se nuk e njeh viktimën dhe se fotografia i ishte dhënë me zarf gati dy dekada më parë.

Krejt çfarë ka bërë është kërkimfalja.

“Kurrë s’kam mendu se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj me guxim e kam përdorur. Këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve të tjera që kam qysh nga viti 2003. Tani pas kaq kohe të quhet dokument i falsifikuar, më vjen shumë keq”, ka thënë Brovina, pas intervistimit nga prokurorja Drita Hajdari. “Ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajësinë time, që ndoshta s’e kam verifikuar në momentin e fundit”... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme