Arbëri

Mallrat e Shqipërisë drejt Kosovës u rritën me mbi 70 për qind

Descriptive Text

Taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake po shpëton eksportet shqiptare. Të dhënat e Instituti Shqiptar të Statistikave (INSTAT) tregojnë se biznesi shqiptar po fiton gjithmonë e më shumë terren në tregun e Kosovës, edhe pse ka një rënie të ndjeshme me shtetet e tjera. Vetëm gjatë muajit prill, mallrat e Shqipërisë drejt Kosovës u rritën me 70.4%, ndërsa në periudhën janar-prill me 52%.

Sipas INSTAT-it, në muajin prill Shqipëria ka eksportuar 25.10 milionë euro mallra në Kosovë. Për po të njëjtin muaj të vitit 2018, vlera e mallrave të eksportuar drejt Kosovës është 17.43 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, mallrat e importuara nga Kosova kanë pësuar një ulje të lehtë. Në prill të vitit 2018 Shqipëria ka importuar 6.2 milionë euro mallra, ndërsa në prill të 2019-s, vlera e mallrave të importuar është 5.9 milionë euro... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)