Çitaku: Viktimat e dhunës të mos përdoren për protagonizëm politik, tendenca të tilla ka pas edhe më herët

Çitaku: Viktimat e dhunës të mos përdoren për protagonizëm politik, tendenca të tilla ka pas edhe më herët

17 May 2019 20:00

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të fotografive nga deputetja Flora Brovina për të cilat dyshohet të mos jenë të vërteta.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se viktimat e dhunës nuk duhet të përdoren për protagonizëm politik.

Ajo thotë se tendenca për protagonizëm dhe ngritje të profilit përmes dhimbjes së të mbijetuarve të dhunës ka pasur edhe më herët.

“Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendenca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasur edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar ajo.

Ai tutje ka thënë se asgjë nuk i shfajëson për dhimbjen që ua shkaktuan mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

“Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq të dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë. Turpi bie mbi ne”, ka shkruar tutje ajo.

Çitaku ndër të tjera ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë rastin deri në fund dhe se
shpreson që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme