Arbëri

Rifat Berisha dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar heroin Rifat Berisha me urdhrin Hero i Kosovës. Këtë Thaçi e beri në 70 vjetori e rënies së tij.

"Në prag të 20 vjetorit të çlirimit po përkujtojmë një figurë të ndritur të historisë kombëtare", tha presdenti Thaçi.

"Sot në këtë akademi i bëjmë nderimet më të pastra shtetërore këtij nacionalisti të palëkundshëm. Ndjehem krenar që edhe luftën e fundit UÇK në nga bazamentet e saj e kishte vendlindjen e Rifat Berishës. Duke u bazuar në kompetencat e mija kam marr vendim që Rifat Berisha të nderohet me urdhrin Hero i Kosovës", shtoi ai.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku tha se jo rastësisht UÇK vendosi Shtabin në fshatin e Rifat Berishës.

” Ai lindi në kohën e kryengritjeve të mëdha. Rifat Berisha ishte njëri i denjë për t’u bërë luftëtar dhe prijës", tha Çeku./KsP.