Fatmir Limaj vizitë zyrtare në Berlin

Fatmir Limaj vizitë zyrtare në Berlin

17 May 2019 09:26

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani.

Mësohet se Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel, si dhe në Ministrinë e Jashtme, transmeton ksp.

Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje.

Ai do të takohet edhe Johann Wadephul, deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU dhe raportues për Ballkanin Perëndimor. Ndërsa, pas takimit pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.

Kjo vizitë e Limajt po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme