Kuvendi miraton Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë

Kuvendi miraton Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë

16 May 2019 18:59

Me 79 vota për dhe asnjë kundër, deputetët kanë votuar Rezolutën për gjenocidin serb të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Kryetari i Komisionit parlamentar ad-hoc, Bilall Sherifi, ka paraqitur para deputetëve harmonizimin e Rezolutës me disa nga sugjerimet e deputetëve.

Ai ka thënë se pas një debati të gjerë të zhvilluar në seancën plenare kanë arritur të fusin në Rezolutë sugjerimet e deputetëve të nxjerra edhe nga debati i sotëm.

“Kjo Rezolutë ka ardhë duke u nisur nga fakti se viti 2019 shënon 20-vjetorin e krimeve të kryera në Kosovë, me qëllim zhdukjen e shqiptarëve, duke dëbuar rreth 1 milion persona, duke vrarë rreth 12 mijë civilë të pa mbrojtur të të gjitha etnive e kryesisht shqiptarë”,ka thënë ai.

Brenda Rezolutës ndër të tjera janë përmendur edhe vendet ku forcat serbe kanë kryer krime, e që sipas tij janë mbi 100 të tilla.

“Në vitin 1999 forcat serbe kryen mbi 100 masakra në Kosovë madje në disa vende edhe i djegën për së gjalli njerëzit, si në Breznik, Mitrovic,  Podujeve, Bellacerk, Randobravë, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Gjakovë, Matiqan, Izbicë, Llashticë e Gjilanit, Rrezallë. Gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë nënshtruan dhunë seksuale ndaj 20 mijë personave në Kosovë. Gjatë këtyre viteve dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion shqiptarë duke konfiskuar çdo dokument zyrtarë në mënyrë që të zhdukin çdo dëshmi”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme