Haradinaj përkujton Abaz Thaçin në 20-vjetorin e rënies

Haradinaj përkujton Abaz Thaçin në 20-vjetorin e rënies

16 May 2019 18:01

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Abaz Thaçi bë 20-vjetorin e rënies në Betejën e Koshares.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Abazi do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu.

Sipas tij, ai ishte i rritur në frymën atdhetare dhe ishte i gatshëm për sakrificë.

“Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme