Koordinatori thotë se do të kërkojnë më shumë buxhet për garat e ardhshme

Koordinatori thotë se do të kërkojnë më shumë buxhet për garat e ardhshme

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 16 May 2019 16:26

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se për ta realizuar programin nacional për rininë, Qeveria këtë vit ndau 1 milion euro.

Garën e mbajtur të shtunën ai e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm derisa ka thënë se pret që vitin e ardhshëm të shtohet kjo shumë pasi sipas tij, arsimit duhet t’i jepet prioritet.

“Ne e kemi sanuar një shkelje kushtetuese pasi me këtë ju kemi dhënë mundësinë të gjithë nxënësve që të kenë aktivitete kurrikulare dhe jashtë kurrikulare. Ne do të kërkojmë më shumë se 1 milionë euro për vitin e ardhshëm”, ka theksuar ai, raporton Koha Ditore.

“Për vitin 2019 na janë ndarë 1 milionë euro ndërkaq sa i përket garave mund të ju them se për shtyp janë harxhuar 43,465 euro për përkthime 1.243 euro, hartuesit 21.402 euro, ushqime dhe të tjera rreth 2 mijë”, ka shtuar Hoti.

I pyetur rreth gabimeve në teste ai ka thënë se këto janë shpifje pasi sipas tij, për 2.864 pyetje që kanë qenë në testin e diturisë, janë evidentuar vetëm 19 gabime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme