Kuvendi i Shqipërisë rrëzon Dekretin e Metës për vettingu në polici

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon Dekretin e Metës për vettingu në polici

16 May 2019 15:19

Ashtu siç pati paralajmëruar mazhoranca rrëzoi me 79 vota dekretin presidencial, i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për vettingun në polici.

Në foltore doli vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të hedhur poshtë argumentet e presidentit se qeveria po ndikon politikisht procesin me ndryshimet e reja.

Në mungesë të opozitës, asaj jashtë parlamentare, kreun e shtetit e mori në mbrojtje deputetja e listës së LSI-së, Edlira Hyseni.

Deputetet e tjerë të opozitës treguan se hallin e kishin diku tjetër. Frikën për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha e shprehu më fort Rudina Hajdari.

Seanca nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj nga lista e PD+LSI, mes tyre edhe 4 socialiste, të cilët zëvendësuan kolegët që zgjodhën të garojnë për kryetar bashkish.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme