Arbëri

Kuvendi po diskuton për gjenocidin e krimet serbe në Kosovë

Kuvendi ka nisur seancën ku po diskutohet rreth gjenocidit e krimeve serbe në Kosovë.

Është miratuar mocioni procedural i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi që në tri institucione, Kuvend, Qeveri e Presidencë të ndahet një hapësirë ku do të ekspozohen punimet e dorës që tregojnë për këto krime në Kosovë.

Bilall Sherifi, deputet i Nismës, ka thënë se rezoluta nuk është hapi i fundit, po i pari drejt ndërtimit të një rrëfimi të përbashkët se si quhet i tërë krimi që forcar serbe kanë kryer në Kosovë.

“Me qëllim e kemi quajt rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë”, tha ai, raporton KTV.