Interesim i madh i ambasadave të huaja për zgjedhjet në veri Foto ilustrim

Interesim i madh i ambasadave të huaja për zgjedhjet në veri

Fitim Gashi Fitim Gashi 16 May 2019 07:09

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat veriore.

Interesim të madh për t’i mbikëqyrë zgjedhjet në veri kanë shfaqur ambasadat e huaja dhe organizatat evropiane, shkruan sot Koha Ditore. Janë akredituar 12 ambasada të huaja dhe dy zyre ndërlidhëse.

Është Ambasada e Amerikës, Suedisë, Francës, Belgjikës, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Finlandës, Gjermanisë, Çekisë, Hungarisë, Norvegjisë, si dhe zyra ndërlidhëse e Greqisë dhe Sllovakisë.

Prej organizatave të huaja, vëzhgues ka akredituar edhe Komisioni Evropian, Zyra e BE-së dhe EULEX-i.

Ndërkaq për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2017, vetëm tetë ambasada patën akredituar vëzhgues, në nivel të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme