Arbëri

Prioritetet e MD-së diskutohen në Gjakovë

Descriptive Text

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot, Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe me këtë rast u prit nga Kryetari i Gjykatës Themelore, Vaton Durguti me bashkëpunëtorë.

diskutoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë thellimin e bashkëpunimit brenda institucional në sistemin e drejtësisë, si dhe procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

informuam për punën e kësaj gjykate, numrin e lëndëve, stafin, sukseset dhe sfidat. Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional është ngushtë i lidhur me fuqizimin e sundimit të ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, në funksion të të cilave është rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit. Andaj, ju ftoj të kontribuoni për këtë proces që është tepër i rëndësishëm. Fuqizimi i sundimit të ligjit mbetet prioritet yni i qëndrueshëm në proceset ku ndodhemi dhe nga po shkojmë”, tha Dhurata Hoxha, sepse, theksoi ajo, fuqizimi i sundimit të ligjit është pa alternativë.

ashtu, ajo theksoi se të gjithë duhet të jenë pjesë aktive gjatë rishikimin funksional të legjislacionit duke kontribuuar me përvojat që hasen gjatë zbatimit të ligjeve, duke evidentuar mangësitë dhe duke kontribuuar që ato të mënjanohen.

i Gjykatës Themelore, Vaton Durguti vuri në dukje se kjo vizitë i kontribuon komunikimit ndërinstitucional, thellimit të bashkëpunimit brenda sektorit të sundimit të ligjit, njohjen me çështjet dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe kahet e zhvillimit të sektorit të Drejtësisë.