Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për takimin në Berlin dhe pritjet nga ai i Parisit

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për takimin në Berlin dhe pritjet nga ai i Parisit

15 May 2019 15:19

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim, siç thotë ai, të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kryeministri në Facebook, me Heldt kanë biseduar për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon. Por, Haradinaj në postimin e tij nuk ka dhënë detaje se çka më saktësisht është thënë në takimin e tyre, përveçse e ka përgjithësuar.

“E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme