Trupi i pajetë i major Tanushit mbërrin sot në Tiranë

Trupi i pajetë i major Tanushit mbërrin sot në Tiranë

15 May 2019 08:30

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërrin në Tiranë mesditën e sotme me aeroplan ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 - 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme