NDI do të vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në, thotë Mustafa

NDI do të vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në, thotë Mustafa

14 May 2019 15:26

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell.

Mustafa falënderoi Mitchellin për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë NDI-ja institucioneve kosovare drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave dhe institucioneve demokratike në vend.

“NDI ka përkrahur vazhdimisht organet e LDK-së, veçanërisht Grupin Parlamentar, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë”, ka thënë Mustafa, ndërsa shpalosi zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Ambasadori Mitchell falënderoi kryetarin Mustafa për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve tona këto 20 vite, ndërsa tha se ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm gjatë viteve në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme