Arbëri

Së shpejti pritet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut

Foto: Driton Paçarada / KD

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar ministrat e Qeverisë së Kosovës që të propozojnë nëse kanë ndonjë çështje e cila mund të shtrohet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se shumë shpejt mund të caktohet data për mbajtjen e kësaj mbledhjeje.

“Mbledhja është shtyrë deri tash për shkak të çështjeve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, si marrëveshja me Greqinë dhe NATO. Kemi 14 marrëveshje që pothuajse janë finalizuar janë edhe tre-katër që mund të finalizohen”, është shprehur Hoxhaj.

“Shumë shpejt pritet të caktohet data e mbajtjes së mbledhjes”, shtoi ai.

“Nëse keni ndonjë pikë të veçantë ta propozoni, pasi duhet ta formalizojmë sepse nga ana e kolegëve në Shkup mund të finalizohen shumë shpejt”, iu ka thënë Hoxha ministrave kosovarë.