Arbëri

Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për humbjen e dy ushtarëve shqiptar në Letoni

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë për humbjen e dy oficerëve shqiptarë në Letoni, nënëtaren Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të dy ushtarët nderuan flamurin dhe atdheun, transmeton Koha.net.

“Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar ai.