Arbëri

Meta: Mocioni është dashur të bëhej në vend të molotovëve

Descriptive Text

Dështimet e listuara në tekstin e mocionit të votëbesimit nga Nisma për Kosovën, deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i hedh poshtë.

Meta thotë se mocioni është akt demokratik dhe këtë do të duhej ta bënin edhe në kohën e protestave me molotovë.

"Është listë që e bën çdo opozitë. Mocioni është akt demokratik dhe këta është dashtë edhe me 25 janar në vend që ta kallin vendin të bëjnë mocionin", ka thënë ai në Rubikon të KTV-së .

Meta karshi renditjes së dështimeve të qeverisë nga deputeti Lekaj, ai përmend raportet e Bankës Botërore dhe shumë raporte të cilat Kosovën e renditin më lartë.

Meta thotë se qeveria ka bërë reformë në arsim, duke përmendur rritjen e pagave të profesorëve.

Fjala tenderë dhe tenderomania janë harruar, thotë Meta.