Arbëri

Çfarë zgjidhje po do Veseli për mjekët specialistë

Problemi i specialistëve shëndetësorë është trajtuar edhe sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në një takim, Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe zyrtarë të Inspektoratit të Punës për të gjetur një zgjidhje për këta doktorë.

Zyra për informim e Kuvendi njofton nëpërmjet një komunikate për media se Veseli ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, pasi që Kuvendi i Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem i specialistëve, e njëkohësisht edhe ai i specializantëve.

Veseli një ditë më parë kishte kërkuar që pjesë e takimeve të jenë edhe përfaqësuesit e specialistëve shëndetësorë, por ata nuk janë pritur. Ata, edhe pse nuk e dinë arsyen pse nuk i ka pranuar Veseli në takim, ende shpresojnë që t’u bëhet një zgjidhje.

Një ditë më parë këta specialistë kanë protestuar para Kuvendit duke kërkuar mosanulimin e konkursit të shpallur në mars, nga Ministria e Shëndetësisë.