Arbëri

Moti në Shqipëri

Foto: Koha

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare.

Në mbrëmje vonë do të ketë shtim gradual të vranësirave deri të dendura duke nisur nga zona e Veriut për tu shtrirë në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të izoluara në zonat malore.

Mjegull e mjegullinë përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek,duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.