Arbëri

Vetëvendosje e LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për Telekomin.

Këtë e bën të ditur VV-ja përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, thuhet në postim.

Ato kanë kërkuar që seanca të mbahet më 14 maj 2019 nga ora 10:00.

Image