Arbëri

Synohet rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Francë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert priti në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, për të diskutuar rrugët dhe iniciativat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Francë.

Ambasadori Chabert theksoi nevojën për shtim të angazhimeve institucionale për krijim të sigurisë juridike për investitorët Francez, si parakusht për rritje të investimeve nga Franca në Kosovë.

Në komunikatën për media thuhet se Rukiqi informoj Ambasadorin me iniciativat e Odës Ekonomike të Kosovës për nxitje të bashkëpunimit mes vende të ndryshme përfshirë edhe Francën sidomos në sektorët e Turizmit dhe Agrobiznesit.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmojë bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.