Arbëri

Ende s’ka ekspertizë për vdekjet që dyshohej se u shkaktuan nga gazi oksidul

Foto: Koha / ilustrim

Edhe katër muaj bëhen dy vjet prej kur disa pacientë kanë humbur jetën përderisa po trajtoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dyshimet e para të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ishin se këta pacientë kanë vdekur nga gazi oksidul, që ishte përdorur në sallat operative. Pas 22 muajve qëkur kanë nisur hetimet, Prokuroria e Shtetit nuk e ka siguruar asnjë provë të re në këtë rast.

Ekspertiza të cilën e kishte kërkuar ky institucion menjëherë pas këtyre vdekjeve nuk ka ardhur ende. Veprimet hetimore që kanë marrë institucionet e drejtësisë lidhën vetëm më dëshmitë e disa dëshmitarëve. Por, siç ka mësuar gazeta, asnjëri nga dëshmitarët nuk ka dhënë ndonjë informatë që do ta sqaronte rastin, shkruan sot Koha Ditore.

Në lidhje me këtë hetim kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë se ende nuk kanë informata të sakta.

“Ne e kemi dërguar materialin jashtë për ta bërë ekspertizën. Ekspertiza ende nuk është kthyer. Pa ekspertizë nuk është kthyer. Pa ardhur ekspertiza nuk mund të flasim shumë për procesin hetimor”, ka thënë ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)