Arbëri

Haradinaj e përsërit: Mogherini nuk udhëheq më me dialogun, atë e morën Merkeli e Macroni

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është larguar rreziku i ndarjes së Kosovës në Samitin e Berlinit, kjo ngase, sipas tij, dialogu tashmë nuk do të udhëhiqet nga Federica Mogherini.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se Mogherini kishte në plan që ta propozonte ndarjen e Kosovës.

Sipas kryeministrit Haradinaj, dialogu me Serbinë është nën përgjegjësi të kancelares gjermane dhe presidentit francez.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për kryeministrin Ramush Haradinaj, më nuk është ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se dialogu i është marrë Mogherinit nga duart, meqë, sipas tij, kishe ardhur me një propozim-marrëveshje që përfshinte edhe ndarje të Kosovës.

Sipas Haradinajt, dialogu është tashmë nën përgjegjësi të kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez, Macron.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se është larguar rreziku për ndarjen e Kosovës, por, sipas tij, për këtë duhet të jenë vigjilentë.

Haradinaj është pyetur edhe për fyerjen që ia bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të mërkurën, Haradinaj ka thënë se presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës. Por, kjo ishte mohuar nga Mogherini e Rama.