Arbëri

Omonia reagon për heqjen e tabelave në gjuhën greke në Bashkinë e Finiqit

Descriptive Text

Tabelat e vendosura pak ditë më parë në Bashkinë e Finiqit me popullsi kryesisht minoritare greke nuk janë më.

Tabelat përcaktonin toponimin në gjuhën greke si gjuhë kryesore dhe më poshtë ishte e vendosur edhe në shqip.

Sipas kreut të Bashkisë, Leonidha Kristo, kjo renditje nuk kishte për qëllim nxitjen e konflikteve, por sipas tij është konform ligjit për minoritetet.

I kontaktuar përmes telefonit zoti Kristo tha se për momentin ndodhet jashtë Shqipërisë, ndërsa do ta ankimojë çështjen sapo të kthehet në Bashki.


Lexoni edhe: 

Hiqen 35 tabela rrugore me emërtime në greqisht në Sarandë


Autoriteti Shqiptar Rrugor hoqi nga të gjitha rrugët tabelat e vendosura për emërimet e fshatrave në shqip dhe greqisht, nga akset që prej Muzinës deri në fshatin Vagalat.

ARRSH ka sqaruar se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë hequr 35 tabela që ishin vendosur jashtë standardeve të përcaktuara në kodin rrugor dhe pa miratimin e këtij institucioni.

“ARSH konstatoi se tabelat e vendosura në këtë aks nacional cenonin mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonin shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmëruese”, tha ARRSH.

Po ashtu tabelat teknike nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në ligj për sa i përket renditjes së emërtimeve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.

Në Bashkinë e Finiqit me rreth 40 mijë banorë, popullsia rezidente nuk i kalon të 7 mijtë.

Lidhur me heqjen e tabelave në dy gjuhë në fshatrat e minoritetit të Bashkisë së Finiqit burime diplomatike greke theksojnë se si ambasada greke në Tiranë ashtu edhe ministria e jashtme janë në kontakt me organet shqiptare dhe kanë përcjellë pozicionimin e qartë të Greqisë për këtë çështje.

Heqja e tabelave ka që në mëngjes që ndodhet në faqet e para të mediave greke. Ndërkohë organizata OMONIA, e ka konsideruar provokim të rëndë nga ana e qeverisë Rama heqjen e tabelave në zonën minoritare./tch