Arbëri

FSK, përkrah trupave amerikane e të NATO-s, e gatshme të japë kontribut për sigurinë në botë

Descriptive Text

Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara gjeneralmajorin Timothy E. Orr, komandant i Gardës Kombëtare të Iowas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim u diskutua për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme në zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjeneralin Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s.

Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.